“STEP”: Kalaja e Elbasanit ka nevojë të madhe për promovim

Më 25 maj, në “Real Skampi” – Elbasan, u organizua takimi i dytë konstituiv i pjesëmarrësve në projektin për avancimin e turizmit bashkëkohor “STEP”. Me qëllimin e zgjerimit të rrjetit “STEP” edhe në Elbasan, në këtë takim është përfunduar se si pikë kyçe turistike e Elbasanit dhe për të cilën ka nevojë promovuese, është Kalaja, njofton Portalb.mk.

Por, sipërmarrësit turistik në rajonin e Elbasanit kërkojnë që pushteti lokal dhe qendror të investojë më shumë në sanimin dhe rregullimin e pikave të identifikuara turistike, që të ketë qasje më të lehtë të turistëve, si dhe të bëjnë promovimin proporcional edhe të vendeve më pak të njohura turistike.

Gjatë takimit të dytë u diskutuan aktivitetet që do të jenë përfitim direkt për anëtarët potencial, si dhe u diskutua draft rregullorja që në të ardhmen do të jetë bazë e punës së rrjetit STEP. Ata dhanë rekomandime edhe për pjesën praktike të ndërtimit të webfaqes së përbashkët.

“STEP” në Elbasan

Pjesëmarrësit, dhe njëherit edhe përfitues përfundimtarë ishin NVM-të, agjencitë qeveritare në nivel lokal dhe qendror, grupet e turizmit, dhomat e tregtisë, startuesit dhe qytetarët si sipërmarrës individualë potencialë në turizëm si dhe OJQ-të dhe mediat.

Projekti STEP financohet nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar i Bashkimit Evropian, ndërsa implementohet nga Fondacioni Metamorfozis me partnerët Qendra për zhvillim e rajonit planor të Pollogot si dhe Këshilli i Qarkut Elbasan.

One thought on ““STEP”: Kalaja e Elbasanit ka nevojë të madhe për promovim

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP