Dy shqiptarë fitojnë Kupën e Zvicrës në Zurich

Kupën e Zvicrës për këtë sezon e ka fituar Zurichu, që në ndeshjen finale ka mundur Young Boysin me rezultat 2:1, njofton Albeu. Për Zurichun kanë shënuar Frey (11’) Marchesano (74’) dhe për Young Boysin realizoi Sulejmani (80’).

Në skuadrën e Zurichut aktivizohen dy futbollistët shqiptarë, Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni.

Kryeziu e Domgjoni luajtën titullarë për Zurichun, kurse Domgjoni u zëvendësua në minutën e 46-të. Kryeziu në çastet e fundit u ndëshkua me karton të verdhë.

Këto dy skuadra do të ndeshen edhe në Superkupën e Zvicrës, pasi Young Boys është kampion, derisa Zurich si fitues i Kupës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button