BFI sqarohet për deklaratën e Rexhepit: “Bombën” e Zaevit e kam në xhep

Gjatë një interviste të Reisul Ulemasë së BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, për TV ART-in e Tetovës, veç të tjerash është folur edhe mbi raportet e BFI-së me qeverinë aktuale. Efendi Rexhepi ka folur edhe për gadishmërinë dhe premtimet e liderit të atëhershëm të LSDM-së, sot kryeministër i vendit, Zoran Zaev, për kthimin e pronës së nacionalizuar dhe të uzurpuar të BFI-së, thonë nga BFI për deklaratën e Rexhepit: “Bombën” e Zaevit e kam në xhep dhe i kam thënë se kurdoherë do ta përdori.

“Në këtë kontekst, vetë kryeminstri i sotshëm ia ka ofruar Reisul Ulemasë një “bombë” që ka të bëjë me planin e VMRO-DPMNE-së për ta vjedhur pronën e BFI-së në Kalanë e Shkupit e cila do të duhej të shërbente si truall për ngritjen e rezidencës së BFI-së, ashtu siç u kishte ndarë troje rezidenciale edhe bashkësive të tjera fetare në vend. Institucioni ynë punoi dhe investoi plotë katër vite me radhë në këtë pronë në Kala të Shkupit dhe në fund u grabit nga disa personave kyç të partisë VMRO DPMNE!” kumtojnë nga BFI.

Sipas tyre, ky veprim grabitqar i VMRO-së ishte në vazhdën e shumë veprimeve antiislame të saj, siç ishte pengimi për ta rindërtuar Xhaminë në Prile, në Llazhec etj. Ndërkohë që kemi shumë shpresa se këto dukuri vmroiste antiislame do të krrigjohen dhe do të tejkalohen nga qeveria aktuale e Zaevit e cila u imponua si qeveri reformatore dhe shpresojmë fort se nuk do të ecë gjurmëve të qeverisë së më parshme vmroiste.

“Kaloi plotë një vit që kur qveria aktuale ka premtuar zgjidhj të shumë çështjeve në të mirë të BFI-së por deri më sot nuk ka asgjë konkrete. Jemi të bindur se qeveria aktuale do të gjejë forcën që, krahas me problemin e zgjidhshjes së kontekstit për emrin e shtetit që e ka me Greqinë, do të orientohet edhe më fuqishëm në reformat e premtuara, respektivisht, në realizimin e shumë premtimeve, përfshirë këtu edhe premtimet ndaj BFI-së.
Gjithasht, BFI në RM kërkon që opinioni i vendit të mos bie pre e dezinformatave dhe fushatave antinjerëzore të një grupi “puçistësh” të cilët, në maj të vitit 2015 ndërmorën një nga veprimet më të turpshme në historinë islame në këta troje. Këta “puçista” duke qenë në grahmën e fundit të tyre, duke pasur edhe përkrahjen e strukturave të dyshimta në vend dhe jasht, po dezinformojnë opinioin me qëllim të shkaktimit të hutive momentale.
Pra, “bomba” të cilën e ka akoma H. Sulejman ef. Rexhepi, flet për shpërdorimet e ish-pushtetit të kriminalizuar vmroistë dhe, do të ishte shumë etike dhe profesionale që mos të nxirren nga konteksti fjalitë nga biseda televizive e efendi Rexhepit si dhe të mos keqpërkthehen, sepse, megjithatë, bëhet fjalë për nje lider fetar i cili më se tre dekada angazhohet për paqe, bashkëjetesë, mirëqenie dhe lumturi për të gjithë. Luten institucionet përkatëse që ta neutralizojn këtë trend “të ekslpodimit” të pseudomediave të afërta me ish-pushtetin gruevskijan!” kumtojnë nga BFI.

Rexhepi: “Bombën” e Zaevit e kam në xhep dhe i kam thënë se kurdoherë do ta përdori

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button