Procedurë disiplinore për Geshkovskën dhe dy prokurorë tjerë për rasin e 27 prillit

Për prokurorët Gordana Geshkovska dhe Jovan Cvetanovski nga Prokuroria e Shkupit dhe për Zllatko Bikovskin nga Krimi i Organizuar përpara festës është hapur procedurë disiplinore për shkak të dyshimit se kanë bërë lëshime në hetimin për ngjarjet e dhunshme më 27 prill, njoftoi Telma duke u thirrur në burime nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

Ata janë udhëheqësja dhe zëvendësudhëheqës në Prokurorinë e Shkupit dhe udhëheqës në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Prokurorët ngarkohen se nuk kanë kryer kontroll në vendin ku ka ndodhur ngjarja penale, gjegjësisht nuk kanë shkuar në Kuvend ku ka ndodhur dhuna dhe ku janë lënduar mbi 100 persona.

Komisioni i cili e udhëheq procedurën, nëse konstaton përgjegjësi penale ka mundësi që prokurorët të dënohen me paralajmërim, dënim me para ose të përjashtohen nga puna.

Sipas Prokurorisë, prokurorët nuk kanë kryer fare ekspertizë në Kuvend.

Një vjet nga dita e përgjakshme e 27 prillit, si vazhdoi ky tregim i dhunshëm?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button