Detaje për lansimin e iPhone 9!

Sipas thashethemeve që qarkullojnë në protalet teknologjike më të njohura botërore, iPhone 9 do të jetë një mrekulli e vërtetë. Prezantimi i telefonit pritet të bëhet në fund të verës.

Thuhet se ky smartphone do të ketë një bateri më jetëgjatë dhe do të jetë më i shpejtë. Bateria e iPhone 9 do të jetë më e madhe dhe e përshtatur në dizajnin e ri të telefonit.

Ky telefon do të vijë me një procesor shumë më të fuqishëm se prodhimet e mëparshme të telefonave të komapnisë prestigjioze Apple, diçka që firma e bën çdo vit.

Do të mundësohet përmirësimi i grafikave në lojërat e telefonit dhe aplikacionet do të hapen më shpejt duke bërë që telefoni të ketë një performancë më të mirë.

Vitin e shkuar, iPhone 8 dhe iPhone X kishin chip Apple A11 Bionic, që ishte 70 % më i shpejtë se procesori i vitit paraardhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button