Afganistani fillon përgatitjet e zgjedhjeve

Afganistani ka filluar me regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e vonuara parlamentare si dhe zgjedhjet lokale të planifikuara sivjet.

Gula Jan Badi Sayad, kryesuese e Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, tha se regjistrimi do të jetë i hapur deri më 12 qershor.

Zgjedhjet do të mbahen më 20 tetor, pas më shumë se tri vjet të mandatit që do të duhej të përfundonte më 2015.

Kandidatët duhet të mbledhin nënshkrimet e të paktën 1,000 përkrahësve për tu regjistruar, transmeton REL.

Zgjedhjet ishin kërcënuar nga sulme vdekjeprurëse në qendra të votimeve.

Të paktën 60 persona mbetën të vrarë kur një sulmues vetvrasës sulmoi një qendër regjistrimi në Kabul në muajin prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button