Austria: Të hapen negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë, të pengohet Rusia e Turqia

Kancelari Federal i Austrisë Sebastian Kurz (ÖVP) këmbëngul për hapjen e negociatave të shpejta të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Kushdo që dëshiron të shmangë konfliktet në lagjen tonë në Ballkanin Perëndimor dhe për të ndihmuar në stabilizimin e nevojshëm për vendet në rajon, duhet dhënë një ofertë e besueshme e perspektivës evropiane”, tha politikani konservator për “Welt am Sonntag”.

Ai shtoi se Austria mbështet Serbinë dhe Malin e Zi “në progresin e aderimit”. BE po kryen tashmë negociatat e pranimit me të dyja vendet.

“Dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapim shpejt bisedimet e pranimit”, tha Kurz.

Vendimi do të merret në samitin e BE-së në qershor, ndërsa Komisioni Evropian e mbështet. Megjithatë, ka rezerva nga CDU dhe CSU në Gjermani, shkruan “Diepresse”

Përveç Unionit, ndër të tjera Holanda dhe Finlanda kërkojnë “ngadalësim” në këtë proces. Por, edhe Presidenti francez Emmanuel Macron konsiderohet kundërshtar i një procedure të shpejtë të pranimit.

“Sa më të këqija janë perspektivat për anëtarësim, aq më të mëdha janë mundësitë për ndikim për vende si Turqia apo Rusia“, paralajmëroi Kurz.

Qeveritë e vendeve anëtare të BE-së i dhanë në vija të përgjithshme mundësinë e perspektivës për anëtarësim për vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes, përfshirë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Mali e Zi, Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button