Memeti: Ndër vite qytetarët filluan të frikësohen nga gjyqësori

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, në një intervistë për REL, thotë se qytetarët në vitet e kaluara kanë filluar të frikësohen nga gjyqësori, në vend që ta vlerësojnë si aleat juridik ku çdokush mund të fitojë drejtësi, njofton Portalb.mk.

“Ishte e madhe nevoja që Republika e Maqedonisë të ketë institucion nacional për mbrojtje dhe promovim të të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilën në këtë periudhë duhet edhe më shumë ta ruajmë dhe të kemi kujdes, pasi që i është e nevojshme tërë sistemit, dhe veçmas qytetarëve. Një këshilltar i ombucmanit suedez, institucion i cili ekziston prej përpara 200 vjetëve, tha se gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Maqedonisë është themelimi i institucionit Avokati i Popullit. Ajo me gjithë problemet shoqërore dhe të trendëve, megjithatë mendoj se pati sukses që të rritet, por ngadalë dhe sigurt, dhe kështu të bëhet institucion i pjekur dhe mjaft i dobishëm për shoqërinë tonë”, thotë ai.

Në pyetjen se si është gjendja momentale rreth shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut në Maqedoni, Memeti thonë se ka mjaft probleme në të cilat duhet që të punohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP