Hiqet kufizimi kohor për blerje të alkoolit

Me ndryshimet e ligjit anulohet kufizimi kohor për blerjen e alkoolit në dyqanet, kufizim ky që u miratua para dhjetë vitesh. Kjo iniciativë ishte e shoqërisë biznesore, e cila fitoi mbështetjen e qeverisë që të kalojë filtrin e fundit, Kuvendin. Qytetarët pozitivisht reaguan ndaj ndryshimeve të propozuara dhe lirisë së blerjes së alkoolit pa kohë të limituar, shkruan MIA.

Kufizimi kohor deri më tani ishte që gjatë stinës së dimrit dyqaneve ju lejohej të shisnin alkool deri në orën 19, kurse gjatë sitës së verës deri në 21.

Qytetarët u shprehën se edhe pse ekzistonte kjo ndalesë kohore, megjithatë për konsumuesit e alkoolit kishte zgjidhje, ata gjenin dyqane të cilat i shisnin edhe jashtë afatit kohor pijet alkoolike, duke shkelur kështu ligjin.

Oda tregtare e Maqedonisë në korrik të 2017 dërgoi kërkesë në Qeveri për ndryshimin e ligjit për tregti, mes të cilit ishte edhe anulimi i kufizimit kohor për blerje të alkoolit. Sipas të dhënave të Odës, vetëm në tre vitet e para të vendosjes së kufizimit kohor për blerje të alkoolit, humbja e buxhetit të shtetit nga akcizat dhe TVSH-ja ka shënuar ulje në industrinë vendore më shumë së 14 milion euro.

Ata thonë që nga vendosja e kufizimit në nëntë vitet e fundit nuk është vërejtur ndonjë ndryshim apo ulje e alkoolizmit në Maqedoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP