Fjalët e para të Ronaldos pas triumfit historik, shokohen tifozët e Real Madridit

Skuadra e Real Madridit ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve – mirëpo ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë të pazakontë.

Ronaldo tha se do të flasë më vonë për të ardhmen, sepse njëherë është i koncentruar në festimin e titullut, duke lënë gjithçka në ajër, shkruan GazetaBlic

Skuadra e tij ka fituar titullin e 13 në histori dhe të tretin radhazi në Ligën e Kampionëve, duke shkruar kështu historinë në këtë garë.Bale (2) dhe Benzema shënuan për Realin, kurse Mane për Liverpoolin.

Pas përfundimit të takimit, Ronaldo tha:“Ne do të flasim për të ardhmen, ka qenë shumë periudhë e bukur në Real Madrid, do të jap përgjigje në ditët në vijim. Kam shijuar këtë moment me shokët e ekipit tim, gjëja e rëndësishme është se kemi bërë histori, falë të gjithë tifozëve”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

Ronaldo gjithashtu është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, lojtari me më së shumti ndeshje të fituara, më së shumti gola për një vit dhe me 5 tituj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button