Sapo vendoset diagnoza e diabetit, diabetikët nuk duhet të konsumojnë aspak sheqer?

E vërteta është se prej shumë vitesh sheqernat janë akuzuar se rëndonin diabetin dhe veçanërisht sheqeri i pastër nuk duhej përdorur. Sot një gjë e tillë nuk është plotësisht e vërtetë, pasi këshillohet përdorimi i sheqernave nga diabetikët, por me masë, shkruan shendeti.com.al. Kuptohet që pakësimi i karbohidrateve në përgjithësi është i këshillueshëm, por nuk është e domosdoshme mospërdorimi dhe mënjanimi i plotë nga ushqyerja.

Shumë e rëndësishme është që diabetiku, nëpërmjet këshillimit me mjekun diabetolog, apo dietolog, të njohë parimisht nevojën dhe sasinë e sheqernave në ushqyerjen e tij. Në kushte normale organizmi ynë ka nevojë që rreth 50% e kalorazhit ditorë të plotësohet nga sheqernat. Le të përpiqemi të ilustrojmë këtë dukuri.

Nëqoftëse diabetiku do të ushqehet me proteina, zarzavate, produkte e nënprodukte të qumështit, si dhe fruta, ai ose ajo ka konsumuar më pak se 50% të nevojave ditore për sheqerna. Në këto kushte ai mund të shtojë dhe një akullore, një copë kek, tortë apo çokollatë. Problemi i vetëm është llogaritja e sasisë së tyre, të mos kalohet masa e përqindjes së sheqernave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button