Policia e Maqedonisë ka kapur 25 emigrantë që vinin nga Pakistani

Policia e Maqedonisë ka njoftuar se ka kapur 25 emigrantë që vinin nga Pakistani. MPB-ja ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, kur në polici është denoncuar se në afërsi të fshatit Kosturino në Strumicë, ka një grup të madh të emigrantëve.

Zyrtarët policor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur makinën “Ford Galaxy”, e cila ka qenë e zbrazur dhe pa çelsa.

“Policët kanë ndaluar edhe një makinë tjetër “BMW” me targa të Radovishit, e cila gjithashtu ka qenë e denoncuar” thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button