Belgjikë, helmohen nga salmonella 118 nxënës nga 37 shkolla

Rreth 118 nxënës nga 37 shkolla në zonën flamane të Belgjikës, janë infektuar me bakterien salmonella, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Federale për Sigurinë e Ushqimit (AFSCA) thotë se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë për shpërndarjen e ushqimit.

Ata konfirmuan se lazanja të cilën e kanë ngrënë fëmijët, ishin të infektuara me salmonellë. Pronari i kompanisë Herve Vervaeck deklaroi se kompania punon që nga viti 1974 dhe se për herë të parë përballen me një situatë të tillë.

“Jemi të vetëdijshëm së ky është një rast i madh. Shpresoj se problemi do të zgjidhet në afatin më të shpejtë kohor. U kërkojmë ndjesë familjeve dhe fëmijëve”, thuhet në deklaratë.

Kompania ka shpërndarë ushqime për fëmijët në 120 shkolla, prej të cilave 30 janë parashkollore.

Kryesisht njerëzit e infektuar me salmonellë kanë diarre, ethe dhe dhimbje stomaku në kohëzgjatje nga 8 deri në 72 orë. Shumica e njerëzve kurohen për disa ditë pa ndonjë trajtim shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP