James Bond, në duart e një regjisori të ri për xhirimet e reja

Është zyrtare dhe jo më sekret, regjisori i ‘Slumdog Millionaire’, Danny Boyle do të drejtojë filmin tjetër James Bond. Regjisori fitues i çmimit “Oscar”, Danny Boyle do të ribashkohet me Daniel Craig për të realizuar filmin e 25-të të “James Bond”, që pritet të publikohet më 25 tetor 2019, shkruan Class.

Boyle gjithashtu do të bashkohet edhe me skenaristin e “Trainspotting”, John Hodge, i cili është duke krijuar dhe përfunduar skenarin origjinal. Produksioni pritet të fillojë më 3 dhjetor në studio Pinewood në Britani.

Michael G Wilson nga “EON Productions” dhe Barbara Brocholi e kanë përshkruar Boyle si tejet të talentuar dhe kanë shtuar se janë të lumtur që e kanë në ekip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button