Macron: Vendimi i SHBA-ve për zhvendosjen e ambasadës në Kuds, i gabuar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se vendimi i SHBA-ve për zhvendosjen e ambasadës në Kuds është i gabuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Macron në një fjalim të mbajtur në Panairin Ndërkombëtar Ekonomik në St. Petersburg iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet aktuale.

Duke folur në lidhje me zhvendosen e Ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds, Macron tha: “Unë thashë se ky është një vendim i gabuar. Sot mendoj se nuk duhet ta destabilizojmë situatën në rajon, i cili bazohet në parime shumë të hapura dhe në një balancë të caktuar”.

Ai tha se e mbështet zgjidhjen me dy shtete. Macron thekson se Franca vazhdon t’i përmbahet kësaj dhe se nuk i harron asnjëherë popujt që jetojnë atje. Presidenti francez potencoi nevojën për zhvillimin e negociatave për gjetjen e një zgjidhjeje me dy shtete ku njerëzit jetojnë në paqe.

“Për këtë arsye, sipas meje, zhvendosja e ambasadës nuk është një vendim shumë i drejtë dhe i dëshiruar. Ndjejmë pikëllim në këtë aspekt”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Macron tha se të gjithë duhet të respektojnë njëri tjetrin. “Nëse ne e nënshkruajmë një marrëveshje, duhet të qëndrojmë në atë marrëveshje pa marrë parasysh se kush tërhiqet nga ajo. Nënshkrimet duhet të respektohen”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button