Histori mbijetese që vjen nga miniera, “Faleminderit që na shpëtove jetën”

Programi “Dua të të bëj të lumtur”, këtë herë solli në ekranet tona një histori mbijetese dhe kurajoje, që vinte nga miniera e Bulqizës. Në studio kishte ardhur Mersini, i cili dëshironte të falenderonte Afrimin, kolegun e tij të punës, shkruan Top Channel.

Historia kishte nisur kur minatorët kishin filluar të bënin punime, dhe ishin futur 100 metra nën tokë. Por diçka kishte shkuar keq, dhe kishte ndodhur një shpërthim, i cili i kishte djegur çdo pjesë të trupit që kishin të pa mbuluar.

Nëpërmjet ruajtjes së qetësisë dhe dhënies së kurajos nga Afrimi, ata kishin shpëtuar dhe kishin mbijetuar pa pasur asnjë dëmtim.

Sot ishte Mersini ai që i ishte drejtuar programit, për të falenderuar shokun e tij Afrimin që i shpëtoi jetën, jo vetëm atij por të gjithëve.

“Afrim të solla në këtë emision, për të të përshëndetur për punën e palodhur që ke bërë, por më kryesorja për të të falenderuar që na shpëtove jetën, duke ruajtur qetësinë e duke na dhënë kurajo”, ishin fjalët me të cilat iu drejtua Mersini.

Gjatë bisedës që zhvilluan me Arbana Osmanin, minatorët treguan vështirësitë që kishin kaluar ditën kur kishte ndodhur shpërthimi.

Ata treguan që kishin shumë kohë që punonin në minierë, dhe se ajo tashmë ishte bërë si shtëpi e dytë. Madje treguan se gjithë kjo kohë që kishin kaluar, i kishte bërë më të afërt, sikur të ishin një familje.

Minatorët gjithashtu rrëfyen nëse do të dëshironin që fëmijët e tyre të punonin në minierën e Bulqizës. Mersini u shpreh që nuk do të dëshironte kurrë, ndërsa Afrimi tha që nëse djali i tij nuk do të kishte ikur për emigracion, do të punonte aty, pasi nuk kishte vende pune tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button