Treni godet veturën në Ferizaj, nuk ka të lënduar

Një veturë është goditur nga një tren në lëvizje sot rreth orës 14:30 në fshatin Nikodin të Ferizajt, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

Sipas tij, treni po lëvizte nga Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit, në momentin kur e ka goditur veturën, e cila po kalonte mbi binarë.

Ai tha se tek vendi i aksidentit nuk ka pasur laurë të vendosur mbi binarët e trenit, ndërsa vozitësi dhe pasagjerët tjerë kanë arritur të dalin nga vetura.

Shabani ka potencuar se njësitë relevante të policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button