Për pesë ditë do të lëshohet rruga Prishtinë-Shkup

Më së voni edhe pesë ditë, gjegjësisht me 1 qershor do të lëshohet rruga Prishtinë –Shkup, në pjesën Kaçanik-Bllacë, dhe së shpejti do të lëshohet edhe një pjesë e autostradës “Arben Xhaferi”, i cili lidh Prishtinën me pikën kufitare Bllacë në kufi me Maqedoninë, njofton korrespondenti i Mia-s në Prishtinë.

Zëvendës ministri për infrastrukturë në Kosovë, Rexhep Kadriu, në një intervistë për televizionin KTV tha se po punohet në mënyrë intensive dhe në dy ndërrime për rikonstruimin e e rrugës, dhe se shumë shpejt pritet të lëshohet edhe një pjesë e kryer autostradës “Arben Xhaferi”, gjegjësisht rruga që lidh Ferizaj –Kaçanik.

“Në qershor do të hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të ju them se do të lëshohet me 1 qershor, pasi që datën duhet ta caktojmë së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj”, tha Kadriu.

Ai shtoi se punët në ndërtimin e autostradë deri në kufi me Maqedoninë do të kryhen para përfundimit të vitit.

Ndërkaq rruga mes Kaçanikut dhe Hanit Elezit ishe mbyllur me 8 maj, me qëllim që të pastrohen ortekët e rëna rrugës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button