Rikthehet fluksi në Morinë, udhëtarë nga Kosova pushime në fundjavë

Që prej mëngjesit në pikën kufitare ka patur fluks udhëtarësh nga Kosova.
Pjesa më e madhe e tyre janë për pushime në bregdet, por ka edhe nga ata që preferojnë kryeqytetin për të pushuar në fundjavë.

Nuk ndodhi ndryshe edhe këtë fundjavë. Edhe pse do të zhvillohej protesta e opozitës, qytetarët e Kosovës zgjedhje të tyre për të pushuar kanë Shqipërinë, transmeton ABC News.

“Po shkojmë në Shqipëri të kalojmë fundjavën”

“Kemi dal me shëtit pak, me kalu fundjavën”.

Radhët janë të gjata në Morinë. Fluksi paraditen e së shtunës shtohej çdo orë.

“Unë jam Arta nga Prishtina dhe jemi rrugës për në Tiranë. Kemi një trajnim te pallati i Kongreseve”.

“Jena mbledh me shoqni”.

I preferuar mbetet plazhi, por ka edhe nga ata që dëshirojnë Tiranën.

Policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa vonesat e punimeve në doganë janë një tjetër pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve e mallrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button