Paralajmërohen protesta në Greqi për emrin e Maqedonisë

Në më shumë qytete në Greqi janë paralajmëruar protesta për më 6 qershor, kundër bisedimeve për çështjen e emrit. Organizatorët e protestave janë të njejtët që organizuan protesta në Selanik dhe Athinë, por kësaj radhe nuk do të protestohen në këto dy qytete por ne disa tjera, të cilat ende nuk janë bërë të ditura, shkruan Nezavisen.mk, transmeton Portalb.mk.

Organizatorët e protestave thonë se duan të rikujtojnë qeverinë që populli grek është kundër çdo lëshimi për emrin e Maqedonisë, dhe kërkojnë që të respektohet dëshira e popullit. Siç njoftuan sot, tani më janë në kontakt me qeverisjen lokale të vendeve ku do të mbahen protesta dhe është kërkuar mbështetje nga ana e tyre.

Ndryshe, mijëra grek në janë protestuan në Selanik dhe në shkurt në Athinë me mesazhin “Maqedonia është greke” duke kundërshtuar kështu negociatat për gjetjen e kompromisit për çështjen e emrit.

Selanik, shpërthejnë protestat kundër emrit (LIVE)

Protesta kundër emrit të Maqedonisë në Athinë, ja çfarë shkruajnë mediat botërore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button