Në ç’moshë fillojnë problemet me prostatën?

Përgjigjet Arqile Gjikondi, urolog
Prostata mund të sëmuret në çdo moshë të mashkullit dhe jo vetëm në moshën e pleqërisë (në pleqëri zakonisht ajo preket nga sëmundja e zmadhimit/hypertrofia). Mjekimet për këtë sëmundje janë të shumëllojshme dhe më efektive janë mjekimet e kombinuara (fizioterapi, injeksione, dietat ushqimore etj). Janë mjekime që zgjasin dhe kërkojnë mjaft durim nga pacienti dhe nga mjeku. Për këtë arsye shumë mjekë në botë nuk preferojnë të merren me këta pacientë dhe për pasojë pacientët sorollaten në shumë klinika dhe mjekë, me analiza pa fund dhe bien në dëshpërim, kryesisht sepse mendojnë që kanë ndonjë sëmundje të rëndë qe nuk ka shërim. Por zakonisht, kjo sëmundje shërohet me pak vullnet dhe optimizëm, sidomos në moshat e reja dhe sa më shpejt që të fillojnë mjekimet e duhura, përcjell shendeti.online. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button