Nga Qeveria thonë se shumica janë për anëtarësim të Maqedonisë në BE, Franca dhe Holanda kanë përgatitur “non pejpër”

Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian e përkrahin fillimin e negociatave me Maqedoninë, pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, thonë nga Qeveria pas publikimit të dokumentit “non pejpër” i cili po qarkullon këtyre javëve në Bruksel, ndërsa siç kuptohet është i përgatitur nga Franca dhe Holanda. Këto dy shtete anëtare janë skeptike për datën që Maqedonia duhet ta fitojë në qershor dhe t’i fillojë bisedimet për hyrje në bashkimin Evropian, transmeton makfax, përcjell Portalb.mk.

Qeveria vërteton se ekziston debat në BE rreth gatishmërisë për zgjerim të ri.

“Ndryshime themelore dhe korrekte në vend ndërtojnë institucione të fuqishme dhe funksionale, shtet i së drejtës, ekonomi e fuqishme për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Maqedonia është në rrugën e drejtë, ndërsa reformat themelore janë të përshëndetura nga tërë Evropa dhe nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Të gjitha shtetet anëtare të BE-së vlerësojnë se Maqedonia duhet të vazhdojë këtë rrugë dhe ta intensifikoje progresin. Për këtë flet edhe vlerësimi i fundit nga Komisioni Evropian ku Maqedonia rangohet më e mira në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në implementimin e rekomandimeve në programin reformator për ekonomi”, është qëndrimi i Qeverisë.

Sipas tyre pas zgjidhjes së çështjes së emrit Maqedonia menjëherë do të bëhet anëtare e NATO-s dhe me këtë edhe më shpejtë do t’i hap portat e BE-së.

Disa vende të BE-së janë kundër fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button