JU SHQIPTARЁT DHE NE SERBЁT

I nderuari shoku im Merxhan! Asnjёherё nuk kam shpresuar qё pas 40 viteve do tё njihemi dhe shihemi pёrmes facebook dhe do tё lexojё kolumnat e tua tё pёrkthyera nё gjuhёn serbe. Tё dy tё thinjur tullacё dhe nga pak tё plakur. Dikur si shokё tё ngushtё ushtrie, shokё tё shpirtit pa interes qё nuk na ndante dita dhe nata, nuk e kam menduar se sё bashku njё armatё e tёrё do tё bёhemi vrasёs dhe armiq tё urryer tёrё jetёn. Kam shumё nostalgji. Tё kujtohet duke pirё birra kёndonim kёngёn e shokut Tito, “shoku Tito, ne tё betohemi”! E mban mend kur thashё qё do tё konvertohem nё jugosllav,  kur lexonim sё bashku romanin Dervishi dhe vdekja, Procesin e Franc Kafkёs dhe komentonim sё bashku.

I nderuar ish shoku im Mladen! Unё sikur ty kam qenё njё pacifist dhe se kam dashur luftёn, por se ka dashur as populli im. Mё erdhi shumё keq kur mё tregove se je refugjat, dhe nё shtetin tёnd amё Serbi ndihesh i pёrbuzur dhe i braktisur si dhe  frazёn shumё tё dhimbshme qё ma tregove se tё gjithё do tё shkojnё nё parajsё, vetёm refugjatё nuk do tё shkojnё, pasi ata nuk do tё kthehen asnjёherё nё shtёpitё e tyre. Mladen, unё e di se njё pjesё e serbёve nuk e kanё dashur luftёn sikurse ti. Ti mё thua se me shpёrbёrjen e Jugosllavisё ne shqiptarёt dolёm mё fituar se serbёt, se serbёt pёsuan tragjedi. Nё Serbi kemi refugjatё nga Kosova, Kroacia dhe Bosnja.

I dashur Mladen! Mos harro se refugjatёt mund tё kthehen kur tё duan dhe ju serbёt e futni xhelatin sё bashku me viktimёn nё njё kosh, dhe e dini fare mirё se ne shqiptarёt ishim pёllumba, kurse ju serbёt avionё ushtarakё. Liderёt tuaj akoma nuk e kanё ndёrruar mendimin. Oh shoku im tё lutem pёr çdo gjё mund tё flasёsh , por mos fol tё lutem pёr politikanёt!. Unё i urrej, kam neveri dhe melankoni por Mladen dhe politikanёt tanё janё tё njёjtё sikur politikanёt tuaj. Mendoni se jemi tё pёrzier si gjen  iliro-sllav dhe ADN homogjene. Po, ndoshta dhe ajo. Por jemi sikur toka e keqe, ku mbin bari i egёr. Turma çdo herё si miza u ngjiten liderёve tanё. Kurse ata kur dalin nё zgjedhje nuk i kanё mёsuar pikat mё sentimentale.

Dalin nё binё si oratorё dhe e kallin turmёn. Shembull; çdo herё me tё njёjtin sllogan dhe parulla tё thata, gjithçka  japim, Kosovёn se japim. Pastaj kthehen nga fqinjёt duke i fyer dhe sharё. Shembull; shqiptarёt janё primitivё, boshnjakёt  injorantё dhe kroatёt tё rrezikshёm, kurse ne serbёt jemi popull dhe racё superiore. Kur afrohen zgjedhjet  fillon kampanja, ata tё opozitёs premtojnё çdo gjё, prej opozitёs kalojnё nё pozitё kurse tё pozitёs nё opozitё. Fillojnё tё bien tё njёjtat daulle. Pas disa javёsh nё parlament  dhe sallone i kemi tё njёjtёt lajkatarё dhe ordinerё. Mladen, ne shqiptarёt gjithmonё mendojmё se liderёt tuaj janё mё pragmatikё, transparentё dhe vizionarё. E ke gabim shoku im!.

Nuk i njihni mirё dhe se jemi bёrё armiq pёr mua. Ti do tё jesh çdo herё armiku im i dashur. Liderёt tuaj janё mё oratorё, tekanjozё dhe dinakё. Ata e dinё se gёnjejnё ndёrsa turma u beson, por liderёt  tuaj kanё merita mё shumё. Ata fundi i fundit dolёn nga gjiri i luftёs edhe se janё pak tё korruptuar nuk kanё bёrё mёkate tё mёdhaja miku im. Tek na serbёt janё klani oligark i lidhur zinxhir me liderёt dhe politikanёt. Tek ne rinia po largohet,  truri po i ikёn kёtij vendi, çdo vit nga njё qytet zbrazet. Mladen, unё mendoj qё tё njёjtёt liderё kemi dhe ne. Janё si peshqit e mёdhenj dhe tё vegjёl, oligarkё tё njёjtёt tё korruptuar dhe inkriminuar.

I dashur shoku im Merxhan! Tё tregoj tё drejtёn kur e pashё para televizorit ministrin Marko Gjuriq tё lidhur nё pranga mu duk pak provokuese dhe poshtёruese. Por thashё nё fund mirё e ka ai, qё pёr serbёt e Kosovёs nuk ndjen pёrgjegjёsi  duke bashkёpunuar me bosёt mafiozё dhe oligarkё. Mladen, çdo herё kur kaloj dhe vij pёr pushime sllovenёt dhe kroatёt mё duken pak tё ftohtё dhe tё ashpёr. Kur i afrohem kufirit serb marr frymё mё lehtё, gjej njё copё tё qytetit dhe tё lagjes time. I tregova dhe doganierit.

Ai mё tha  se ne kemi qenё osmanli. Tё gjithё kanё tё njёjtat tradita, tё njёjta salltanete. Siç duket i thashё doganierit ata kanё ndryshuar e neve na kanё ngelur tё njёjtat adete dhe tabiate tё viteve 70. Çdo herё kur udhёtoja pёr nё Turqi doganierёt dhe policёt mё drejtoheshin gjoja pёr gjobё. Sipas zakonit,  unё nxirrja lekёt dhe nё fund mё thonin  “aferim mik” kurse tani po tё zbulohen, Erdogani i dredh. Ata i kanё rrogat mbi 1000 euro kurse kёto adete tek ne akoma vazhdojnё . Zakonisht kur hyj nё Serbi, mё ndalin policёt pa marrё parasysh se a jam nё rregull, unё sipas zakonit veproj. Me zemёrgjerёsi mё thonё:  Faleminderit, rrugё  tё mbarё!. Me dorёn nё zemёr, i jap makinёs, e shkeli deri nё fund pa frikё.

Çdo popull u thur lavde, i adhuron vojvodёt prijёsat dhe heronjtё e tyre”

Mladen! Me tё vёrtetё, ne shqiptarёt dhe ju serbёt, sot jemi bёrё armiq, por kemi shumё gjёra tё pёrbashkёta. Mё kujtohet para shumё viteve kur punoja me biznese, njё serb i Bosnjёs bёnte transport tё makinave pёr nё Maqedoni. Kur u futa nё kabinё, pashё tё ngjitur foton e liderit tё serbёve tё Bosnjёs Radovan Karagjiç. I skuqur nё fytyrё ai donte qё ta shmang. Unё iu drejtova: tё lutem Rade mos, mos u bёj merak, mos hy nё siklet. Çdo popull u thur lavde adhuron vojvodёt prijёsit dhe heronjtё e tyre. Edhe unё si shembull mbaj foton, portretin e Ibrahim Rugovёs. Jeni tё lezetshёm ju shqiptarёt  nё biznes, mё tha Rade.

Kam njё mik nё Kosovё, nёse do tё punosh tё garantoj, duke filluar prej gjilpёre deri nё tanke. Mund tё kalosh pa doganё dhe tatime nё kufi. Rade, je shumё i sinqertё dhe do tё vazhdojmё tё punojmё me bisnez. Nё paqe do tё jemi gjithmonё miq. Por sikur tё fillojё lufta, mё tha ai, prapё fatkeqёsisht do ta ndёrpresim biznesin?!. Do tё shkojmё nё front dhe do tё shndёrrohemi nё vrasёs, i thashё Rades. Nё njё tavernё ballkanase duke pirё shlivovicё me meze dhe biseduar, i thashё do tё luftojmё ballё pёr ballё Rade.

Nuk mё fal, tha!. Sigurisht se jo, i thashё Rades. Sikur i mbeti rakia nё fyt. Sigurisht dhe ti do tё veprosh me tё njёjtёn mёnyrё. Do tё thuash mos qёllo tё lutem, kemi qenё miq tё ngushtё, kemi bёrё biznes, tё kam ndihmuar ke fituar para tё majmё. Por e ke kot Rade, tё tregoj tё drejtёn do tё nxjerr revolen dhe do tё shtija. Nuk do tё mё falёsh dhe ti, ndoshta do tё mё masakrosh mё keq dhe varri nuk do tё mё gjendet pa nam e nishan.

I dashur ish shoku im! Ne shqiptarёt presim qё ju sё pari ta thyeni akullin,tё hyni nё Europё. Sikur rrotat e para tё makinёs dhe ne do jemi tё pasmet. Ёshtё njё frazё e bukur e juaja “ Kur vjen macja nё kojshi prite dhe nё shtёpi”. Mos dhashtё Zoti, ju ti ktheheni Batos Putin e ne shqiptarёt me boshnjakёt Erdogan Abit dhe t’ia kthejmё shpinёn Europёs, tё ngelim sanduiç mes Europёs. Po, mirё e ke i dashur shoku im, pinjolli i Millosheviqit. Duke bёrё sevda, kёnduar osmançe dhe kёngёn e osman agёs, i tha Erdoganit, unё kam lindur nё Kosovё. Ne serbёt si gjithё ballkanasit kemi qenё osmanllinj. Im atё mё tregonte pёr gjyshin e tij ka qenё tipik turk osman. Me fes tё kuq nё kokё me mustaqe dhe mjekёr, pantallona tё gjera dhe brez.

Kemi jetuar nё paqe. Pastaj pinjolli i Millosheviqit i kishte thёnё Erdoganit, se po tё bёni aleancё me Bato Putinin neve nuk do na duhej Europa shtrigё. Ajo qё ёshtё mё paradoksale dhe cinike se ky karagjoz, dhelpёr dinake, nuk e kundёrshton dhe kritikon mentorin e tij, por ёshtё njё mostёr, i jep legjitimitet moral nё tёrёsi absolute prijёsit dhe mentorit tё vet. Nё çastin kur ai e ngre nё ajsberg Sllobёn, jo qё nuk distancohen dhe shkaktojnё zemёrim te turma, por turpi dhe injoranca mё e madhe ёshtё se ata e duan mё shumё pinjollin e Sllobёs. Mladen, mё kujtohet rrugёs ktheva nё njё motel, pёr tё ngrёnё mish qingji tё pjekur nё hell. Kur mё pa personeli mё njohu dhe pёrshёndeti. Mё thanё: Ku jeni  shqiptarёt e mi!. Po ju nuk mundeni!

Ju shqiptarёt jeni kavaljerё, shumё punёtorё dhe tё zotё. Ndoshta dalёngadalё do tё shёrohen plagёt qё u kemi hapur dhe dhimbjet qё kemi  shkaktuar ne serbёt, por fati, fatkeqёsia dhe zoti i historisё e ka bёrё qё tё jemi  fqinjё dhe tё kthehemi tё jetojmё prapё nё paqe. Mladen, mё duket se je pesimist. Dёshiroj qё tё shkojmё gjithё sё bashku nё familjen europiane.

I dashur ish shoku im i ushtrisё! Do tё bёhet mirё kur nuk do tё jemi unё dhe ti nё kёtё botё, ndoshta  dhe fёmijёt tanё. Te mjerёt ne dhe tё mjerёt ju, me kёta liderё oligarkё oportunistё dhe tё inkriminuar.

I dashur ish shoku im! Po tё kalosh autostradёs pёr Beograd, tё pres me gjithё zemёr pёr njё kafe , por pa e ditur miqtё dhe tё afёrmit tanё se e di qё do tё na akuzojnё pёr tradhtarё.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button