Putin: Turqia ka të drejtë të zgjedhë se cilat armë do t’i përdorë

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi me përfaqësuesit e agjencive të lajmeve nga të gjitha pjesët e botës në Forumin e 22-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg (SPIEF) tha se Turqia ka të drejtë të zgjedhë se cilat armë do t’i përdorë, duke rikujutar vendimin e Ankarasë zyrtare për blerjen e sistemit kundërajror rus, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se Turqia, si anëtare e NATO-s, vendosi të blinte sistemin rus të mbrojtjes S-400, për të cilën tha se ishte më i miri.

“Gjithnjë e më shumë shtete që janë u bëhet presion. Tani bëhet fjalë për blerjen e sistemit tonë të mbrojtjes ajrore S-400. Në të vërtetë, shumë e çuditshme. Turqia si anëtare e NATO-s, ka vendosur të blejë sistemin S-400, për të cilin pa ekzagjerim mund të them se është sistemi më i zhvilluar dhe më i mirë i këtij lloji në botë dhe çfarë tani? A është ky një krim?”, ka thënë Putin.

Ai rikujtoi se SHBA-të më parë njoftuan Turqinë se do të bllokojnë shitjen e avionëve të gjeneratës së pestë F-35 për shkak të blerjes së sistemit të raketave të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, duke shtuar se Rusia u shet armë edhe anëtarëve të tjerë të NATO-s.

“Është shumë e vështirë të kesh sukses t’ia arrish qëllimit duke përdorur metodën e presionit kundër zotëri Recep Tayyip Erdoğan. Për më tepër, kjo edhe më tej do të inkurajojë Erdoğanin. Kjo absolutisht nuk është qasje e drejtë ndaj Turqisë”, ka thënë Putin, duke shtuar se çdo vend në këtë drejtim, vendimet i sjellë sipas interesave të veta kombëtare.

“Një shtet i pavarur dhe sovran është i gatshëm të blejë, dhe cili shtet ka të drejtën të parandalojë përpjekjen për blerjen e produktit që është shumë i rëndësishëm për vendosjen e sigurisë? Për mua kjo është një sjellje me të vërtetë ekstreme”, tha presidenti rus.

Ai kujtoi se më parë me Presidentin e Turqisë ka diskutuar lidhur me prodhimin e përbashkët të industrisë së mbrojtjes, duke vënë në dukje se Rusia bashkëpunon gjithashtu me Kinën dhe Indinë në fushën e industrisë së mbrojtjes.

“Por, për t’iu kujtuar, buxheti më i madh ushtarak në botë është ai amerikan me 700 miliardë dollarë, ky është një rekord. Po t’i bashkoni të gjitha buxhetet ushtarake në botë, përsëri nuk mund të tejkaloni buxhetin ushtarak amerikan”, tha Putin.

Përndryshe, shpërndarja e parë e sistemit mbrojtës kundërajror S-400 në Turqi pritet në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.

Në takim mori pjesë edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe kryeredaktori i AA, Metin Mutanoglu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button