OKB paralajmëron për rritjen e urisë në Jemen

Shefi për çështje humanitare në Kombet e Bashkuara (OKB) ka kërkuar nga koalicioni i udhëhequr saudit dhe qeveria e Jemenit që të përshpejtojnë importet e ushqimit nëpërmjet porteve tregtare për të parandaluar urinë në rritje në vend, transmeton AA.

“Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Jemen. Gjatë javëve të fundit kemi parë një përshkallëzim të konfliktit, kufizime në rritje të veprimeve humanitare dhe një reduktim të importeve komerciale thelbësore”, tha në një deklaratë shefi për çështje humanitare në OKB, Mark Lowcock.

“Këta faktorë përbëjnë krizën më të keqe humanitare në botë, në një kohë kur miliona jemenas përballen me pasiguri akute të ushqimit dhe një rishfaqje të mundshme të kolerës ose diarresë ujore”, tha Lowcock.

Ai tha se furnizimet kryesore humanitare, përfshirë artikujt e kërkuar për të trajtuar shpërthimin e kolerës mbeten në listën e ndaluar të importeve.

Sipas OKB-së, më shumë se 22 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për ndihmë humanitare ose mbrojtje.

“Rreth 8.4 milionë njerëz janë shumë të pasigurtë dhe në rrezik urie. Nëse kushtet nuk përmirësohen, 10 milionë njerëz do të bien në këtë kategori deri në fund të vitit”, paralajmëron Lowcock.

Lowcock vuri në dukje se përshkallëzimi i konfliktit që nga dhjetori i kaluar përgjatë bregut perëndimor dhe në Taiz ka zhvendosur më shumë se 130 mijë njerëz, duke shtuar se që nga viti 2015 rreth 3 milionë njerëz janë detyruar me forcë të lëshojnë shtëpitë e tyre.

“Shumë raketa të lëshuara nga forcat Huthi në Arabinë Saudite shtojnë një dimension të mëtejshëm të konfliktit dhe vënë në rrezik më shumë civilë. Ndërkohë importet humanitare janë vonuar kohën e fundit, ushqimet komerciale dhe importet e karburanteve mbeten shumë më pak se mesatarja e para-bllokadës. Jam veçanërisht i shqetësuar për rënien e fundit të importeve ushqimore komerciale përmes porteve të Detit të Kuq”, deklaroi Lowcock.

Ai tha se besimi midis kompanive komerciale të anijeve është shkatërruar për shkak të vonesave në portet detare, duke përfshirë si rezultat i inspektimeve të ndërmarra nga koalcioni i udhëhequr saudit.

“Unë i bëj thirrje qeverisë së Jemenit, me mbështetjen e koalicionit, të ndërmarrë hapa aktivë për të rritur importet komerciale të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve humanitare përmes të gjitha porteve të Jemenit”, tha shefi humanitar i OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button