Disa vende të BE-së janë kundër fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

Disa nga vendet e Bashkimit Evropian kanë dërguar shkresë deri te Këshilli nëpërmjet së cilës kërkojnë që Maqedonisë dhe Shqipërisë t’u jepet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE eventualisht në pranverën e vitit të ardhshëm, mëson “Makfax”, njofton Portalb.mk.

Dokumenti qarkullon në mesin e shteteve që janë kundër fillimit të negociatave në qershor, edhe pse eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, e ka theksuar këtë muaj si datë për fillimin e negociatave.

“Për IRJ Maqedoninë edhe përskaj ndryshimeve të vërteta në atmosferën e përgjithshme në vend, raporti nuk tregon zhvillim të qartë thelbësor në zbatimin e Reformave Urgjente Prioritare. Implementimi i reformave gjyqësore “sapo ka filluar” dhe duhet zhvillim afatgjatë dhe ndryshim të vazhdueshëm të sjelljes. Janë të patjetërsueshme më shumë përpjekje që të sigurohet regrutim në bazë të meritave dhe duhet të depolitizohet administrate publike. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ende nuk ka dhënë rezultate të dëshirueshme: edhe pse është vendosur korniza institucionale dhe juridike, korrupsioni sundon në shumë fusha dhe vazhdon të jetë problem serioz, ndërkaq kapaciteti i institucioneve që në mënyrë efektive të përballen me korrupsionin ka treguar mangësi strukturore dhe operative, në mesin e të cilave është edhe përzierja politike”, thuhet mes tjerash në rekomandimin negativ.

Ata argumentojnë se BE patjetër duhet të bëhet më e fortë përpara se të bëhet më e madhe. Ata theksojnë se BE për momentin kalon nëpër një fazë mjaft të ndjeshme të reformave.

“në këtë kontekst, vlerësojmë se kushtet për hapjen e bisedimeve hyrëse me Shqipërinë dhe IRJM-në nuk janë plotësuar”, vlerësojnë ata.

Për obstruksionet e disa vendeve të BE-së për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, kryeministri Zoran Zaev, në duelin televiziv hapur tha se nuk ka mbështetje nga Holanda dhe Franca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button