Shtëpia e Bardhë: Donald Lu është një nga diplomatët tanë më të talentuar

Shtëpia e Bardhë e cilëson ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu, si një nga diplomatët më të talentuar.

Postimi për Donald Lu, nga Shtëpia e Bardhë:

Donald Lu i Kalifornisë do të jetë Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit.

Ambasadori Lu, një anëtar i karrierës në Shërbimin e Jashtëm, ka shërbyer si diplomat amerikan që nga viti 1991. Aktualisht është Ambasador në Ambasadën Amerikane në Tiranë, një pozitë që ka mbajtur që nga viti 2014. Ambasadori Lu ka shërbyer gjithashtu në Departamentin e Shtetit si Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada Amerikane në Nju Delhi, Indi nga viti 2010 deri në vitin 2013; I ngarkuar me punë në Ambasadan e SHBA Baku, Azerbajxhan nga viti 2009 deri në vitin 2010; Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA Baku, Azerbajxhan nga viti 2007 deri në vitin 2009; dhe Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve Bishkek, Republika Kirgiziane 2003-2006.

Ai shërbeu si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone nga 1988 në 1990. Ambasadori Lu është i njohur si një nga drejtuesit më të talentuar të Departamentit, i respektuar për analitikën e tij të forte, shkathtësi, udhëheqje, mentorim dhe aftësi motivuese, si dhe përvojë të gjerë në Azinë Qendrore.

Ai ka shërbyer në gjashtë misione amerikane jashtë shtetit, disa nga dy herë, dhe në pozita të larta udhëheqëse në Departamentin e Shtetit. Ambasadori Lu fitoi një M.A. dhe një B.A. nga Universiteti Princeton.

Ai është fitues i shtatë vlerësimeve të rëndësishme nga Departamenti i Shtetit, përfshirë edhe çmimin Rockëell Anthony Schnabel për avancimin e marrëdhënieve të Bashkimit Europian. Ambasadori Lu flet dhe lexon gjuhën shqipe, ruse, azerbajxhane, gjeorgjiane, afrikane të Afrikës Perëndimore, Hindi dhe Urdu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button