Çdo gjë gati për Roland Garos, për fituesit nga 2.2 milionë euro

 Grand Slam-i i dytë i sezonit të tenisit Roland Garos nga 27 maji deri më 10 qershor do të mbahet në Paris. Edhe pse deri në fillimin e tij kanë mbetur edhe dy ditë, që tani çdo gjë është gati për tenistët dhe tenistet më të mirë të botës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Roland Garos i sivjemë do të luhet për një fond rekord shpërblyes prej 39.197.000 euro. Fituesve në kategorinë e meshkujve dhe femrave do t’u takojnë 2.2 milionë euro.

Titullin e kampionit në kategorinë e meshkujve do ta mbrojë Rafael Nadal ndërsa në kategorinë e femrave Jelena Ostapenko. Rolan Garosi i parë, aso kohe nën emrin ‘Kampionati francez’ është mbajtur në vitin 1891 në kategorinë e meshkujve.

Turneu i parë ku kanë luajtur edhe femrat është mbajtur në vitin 1897. Më së shumti tituj ka Nadal, 10, ndërsa në kategorinë e femrave kryeson Chris Evert me 7 trofe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button