Aleanca për shqiptarët e shqetësuar nga konkluzionet për Maqedoninë në Dialogun ekonomik BE-Ballkani Perëndimor

Aleanca për Shqiptarët përshëndet dialogun e rregullt vjetor të mbajtur sot në Bruksel midis Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë rreth politikës ekonomike dhe përmbushjes së kritereve ekonomike për anëtarësim në BE, por shpreh shqetësim se edhe gjatë këtij takimi është konfirmuar performnca e diobët ekonomike e Qeverisë Zaev dhe mungesa e vizionit në programin e saj për reforma ekonomike 2018- 2020, thuhet në reagimin nga Aleanca për Shqiptarët, pwrcjell Portalb.mk.

“Konkluzionet konfirmojnë se Maqedonia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor ku ekonomia nuk shënoi rritje në vitin 2017, ndërsa rritja ekonomike mbetet më e ngadalta në rajon një vit pas formimit të qeverisë. Ndër pengesat më të mëdha në këtë rrafsh veçohen korrupsioni, moszbatimi i ligjit dhe disfunksionimet në sistemin gjyqësor që po vazhdojnë të mbajnë peng zhvillimin e vendit dhe për të cilat Aleanca për Shqiptarët vazhdimisht ka ngritur zërin.

Gjithashtu shqetësuese është rritja e parashikuar e borxhit të jashtëm gjatë viteve të ardhshme i cili vështirë se do të mund të stabilizohet, duke rrezikuar kështu pozitën e jashtme të vendit.

Dëmi i politikave të gabuara ekonomike nuk përfundon me dëmtimin e financave publike apo rritjen e borxhit publik. Humbësit më të mëdhenj nga dështimet e qeverisë janë qytetarët, të cilëve nuk u mbeten opsione tjera pos ikjes definitive nga vendi.

Për të dalë nga kjo situatë, Aleanca për Shqiptarët angazhohet për ballafaqim me korrupsionin, kapjen e shtetit dhe me problemet reale ekonomike të vendit, duke ofruar alternativë për ndryshime rrënjësore të politikave ekonomike. Duhet të ndalen sa më parë politikat jo produktive ekonomike dhe të ato që favorizojnë grupe të caktuara, për të promovuar politika që janë funksion të rritjes së mirëqenies së gjithë qytetarëve dhe zhvillimit të gjithë vendbanimeve në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Në fund, Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për mbështetjen e kapitalit njerëzor përmes investimeve në programe mësimore kualitative, të bazuara në nevojat e tregut të punës. Vetëm kështu ndalet largimi i rinisë dhe i fuqisë punëtore në përgjithësi, veçanërisht i shqiptarëve nga vendlindja”, thuhet në reagimin drejtuar mediave nga Aleanca për shqiptarët.

KE me vlerësim pozitiv për reformat e Maqedonisë në ekonomi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button