Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar në takim me Papën

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe një delegacion qeveritar gjatë ditës kanë realizuar takim me Papa Françeskun dhe me sekretarin shtetëror Pjetro Patolin në Romë, njoftojnë nga Qeveria, përcjell Portalb.mk.

Gjatë kohës së vizitës e cila realizohet tradicionalisht në kuadër të aktiviteteve programore nga manifestimi “Maqedonia për nder të Shën Qirilit”, kryeministri Zaev pati takim tet-a-tet me Papa Françeskun.Kryeministri Zaev, e ka përsëritur edhe një herë ftesën e hapur që Papa në një të ardhme të afërt ta vizitojë Maqedoninë, vizitë kjo e cila do të ishte e një rëndësie të madhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe për tërë rajonin.

Gjatë takimit Papa dhe Zaev kanë biseduar për traditën e respektimit të tolerancës ndër fetarë, respektimit të bindjeve të ndryshme fetare dhe rruajtjen e lirive fetare në Maqedoni.

Në bisedën me Papën, kryeministri Zaev e ka dhënë potencuar bindjen e Republikës së Maqedonisë- Një shoqëri për të gjithë, thuhet në njoftimin për media nga kabineti qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button