Vrau nënën e vet, pastaj e hedh në kontenier

Njëzet e tre vjeçari Dimitar S. Nga Negotina, sot në mëngjes, e vrau nënën e vet, pastaj kufomën e saj e hedhi në kontenier.

Vrasja është bërë rreth orës 3:40. Ngjarjen e pakëndshme që tronditi Negotinën e zbuluan të punësuarit e Komunalecit. Ata sot në mëngjes, vërejtën derisa në kontenier djaloshi hidhte kufomë gruaje të mbuluar me gjak. Menjëherë thirrën policinë e cila pas pak e arrestoi.

Në stacionin policor ai e pranoi se ka vrarë nënën e vet, 57 vjeçaren Nada S. të cilën e kishte mbytur në banesën ku jetonin. Arsyeja për vrasjen ende nuk dihet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button