KE me vlerësim pozitiv për reformat e Maqedonisë në ekonomi

Sipas Raportit të Komisionit Evropian, Maqedonia shënon avancim më të madh në plotësimin e kushteve të BE-së në Programin për zhvillim ekonomik në krahasim me vendet e rajonit, njofton Ministria e Financave, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit, në raportin e sivjetmë është theksuar se vendi seriozisht e ka përmirësuar vlerësimin e vetë në krahasim me vitin e kaluar që  qartë tregon avancim në implementimin e rekomandimeve. Këto të dhëna mund të shihen në grafikun e avancimit të vendeve që i plotësojnë kushtet e programit.

Avancimi është theksuar në dialogun e BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë ku kanë marrë pjesë ministri i Financcave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button