Harvey Weinstein do t’i dorëzohet policisë

Producenti i filmit në Hollywood, Harvey Weinstein, pritet t’i dorëzohet policisë në Nju Jork, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, raportojnë mediat amerikane.

Ai është goditur me një numër akuzash, përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual, por ka mohuar se ka pasur me dikë marrëdhënie seksuale pa marrëveshje, transmeton REL.

Akuzat nxitën krijimin e lëvizjes #MeToo (Edhe unë), e cila ka për qëllim të tregojë abuzimet dhe ngacmimet e përhapura seksuale.

Figura të profilit të lartë nga bota e filmit, por jo vetëm, janë akuzuar.

I fundit është aktori i njohur amerikan, Morgan Freeman, i cili kërkoi falje për sjellje të pahijshme seksuale.

Weinstein pritet të përballet me akuzat e ngritura nga aktorja Lucia Evans, raporton New York Times.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button