Të gjithë i kanë bërë këto 13 gabime në rrjete sociale

Interneti dhe rrjetet sociale, e kanë ndryshuar mënyrën tonë të jetës. Meqenëse këto platforma komunikimi janë të vonshme, ne nuk jemi mësuar në shkollë apo në familje se si duhet të sillemi në llogaritë tona.

Edukata apo forma e komunikimit, po zhvillohet çdo ditë e më shumë, duke e fituar një lloj mënyre të posaçme se si duhet vepruar në rrjete sociale.

Ndërsa, këto 13 gabime, sigurisht se të gjithë që i kanë bërë dhe janë penduar, transmeton Telegrafi.

1.”Selfie” të çuditshme

Zakonisht, këto fotografi janë bërë me kamerë të telefonit mobil, që ka një pamje shumë të dobët. Megjithëse imazhi është i dobët, nuk dihet se çfarë dëshiron të tregoj kjo fotografi.

Këto fotografi të turbullta, zakonisht janë bërë nga një kënd i papërshtatshëm, teksa ju keni marrë një pozë, duke menduar se po dukeni mirë apo seksi.

2. Drama me MSN

Si adoleshent, sigurisht se keni dashur të bëheni interesant duke shkruar në statusin e MSN-së, “Kam rënë në dashuri/ E urrej jetën time/ ***** është njeriu më i poshtër në botë” – mos u brengosni të gjithë e kanë bërë.

3. Publikimet e tepërta

Për momentin, duket ide e mirë se ju duhet të ju tregoni afro njëmijë shokëve në Facebook dhe 475 ndjekësve në Twitter, se jeni ndarë nga e dashura dhe se ju ka “shkatërruar jetën, me idiotizmat e saj”. Por, mendoni çfarë do të ndodhë, nëse pas dy jave ju bëheni sërish bashkë.

4. Postimet kur jeni të dehur

Deklarimi se ju e dhuroni ndonjë shok apo koleg/ shaka të ulëta për ndonjë udhëheqës shtetëror/ publikimi i “selfive” ku mendoni se jeni i bukur… janë të gjitha këto që i bëni, pasi t’i keni kthyer disa shishe.

Nuk ja vlen të fshihen këto postime, sepse miqtë tuaj tashmë e kanë fotografuar dhe ju do të jeni objekt për tallje në grupe të ndryshme.

5. Të leni llogarinë hapur

Pasi të keni shfrytëzuar telefonin apo tabletin e dikujt, e keni kthyer pa e mbyllur llogarinë e juaj. Mos u befasoni, nëse e gjeni ndonjë postim me shumë zemra ku shkruan “Dua të martohem me Kim Kardashian”.

6. Ndërveprimet aksidentale

Asgjë nuk ju zbulon më shumë në rrjete sociale, se sa pëlqimet apo “Like”. Me anë të pëlqimeve ju tregoni çfarë shije keni dhe çka ju intereson.

Nganjëherë ju pëlqeni edhe dikë, që nuk e njihni aspak apo shumë pak. Po sikur kjo të jetë ish i dashuri i partneres suaj? Atëherë konsideroni të ikni diku për një kohë.

7. Përcjelljet e shumta

Së paku dy herë, ju ka ndodhur të takoni dikë në jetë reale, që e njihni nga rrjetet sociale. Jo vetëm kaq, por ata të jenë njerëz, që ju ja përcillni tërë aktivitetin në llogarinë e tyre. Po sikur aksidentalisht t’i thoni se “si kaluat në martesën e djalit të dajës, që ishte muajin e kaluar”, sepse ju dini gjithçka për të.

8. Gabimet drejtshkrimore

Mënyra më e mirë për të ja humbur vlerën, të gjithë asaj që keni shkruar, është të bëni ndonjë gabim në shkrim. Pëlqimet dhe komentet kanë filluar të vijnë dhe tash është vonë ta fshini postimin.

9. ShKriMi Në KëTë mËnYrë

PëR DisA aRsYe Ju KeNi MeNdUaR, Se Kjo MëNyRë e ShKriMiT ËsHtë CoOl DheJuBëN InTeReSanT nË MeSiN e MiQvE. Nuk është, uleni kokën nga turpërimi.

10. Postimi i teksteve të këngëve

Sa mënyrë e mirë, që të gjithë të dinë ndjenjat tuaja, thellësinë e juaj shpirtërore dhe paqen në të cilën gjendeni. Ju ndiheni si poet, por në fakt ju vetëm se po tregoni që jeni të obsesionuar me këngët e Mariah Carey.

11. T’i bëni miq prindërit

Nuk i keni pasur prindërit si miq në rrjete sociale, por ju vendosët se do jetë diçka e mirë. Tash bëhuni gati të “bombardoheni” me fotografi të fëmijërisë dhe komente të pavend, në secilin postim.

12. #Tepër #Shumë #Thurje

Mos provoni të thoni, se së paku një herë, nuk keni provuar të shkruani tërë postimin, me nga një thurje para. #Nuk #Mund #Të #Gënjeni #NdaloiniGënjeshtrën

13. Flirtimi

Kjo i bën bashkë të gjithë, si ngacmuesit e vegjël që lënë ndonjë ? apo :p poshtë fotografisë së dikujt, apo ata të tmerrshmit që postojnë ndonjë fotografie eksplicite, në murin e llogarisë së dikujt. Situatën e bën edhe më të keqe, kur burri saj, ju kërkoni të ndaloni këtë aktivitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button