PD-ja akuzon: “Rama-Marku-Prela bëjnë gjithçka për të shpëtuar Xhafajt”

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e qeverisë dhe krerët e prokurorisë se po bëjnë gjithçka për të shpëtuar Agron Xhafajn dhe të vëllanë ministër. Deputeti Alibeaj denoncoi vjedhjen e serverit të prokurorisë së Durrësit, ku qëndronin të dhëna hetimore për disa nga çështjet më të rëndësishme të krimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës, transmeton Gazeta Telegraf.

Në fund ai ka bërë thirrje që shqiptarët t’i bashkohen protestës të së shtunës për të larguar Ramën dhe qeverinë e tij. “Në prokurorinë e Durrësit është vjedhur serveri ku qëndrojnë të dhënat e disa prej çështjeve më të rëndësishme të krimit, korrupsionit e trafikut të drogës. Para dy javësh po në këtë prokurori është vjedhur posta sekrete e organit të akuzës dhe kreu i institucionit, Donika Prela, jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi, por u gradua si kreu i Krimeve të Rënda nga shoqja e saj, Arta Marku. Krimi i lidhur me pushtetin ka marrë zemër. Katërshja Rama-Marku-Prela-Xhafaj po bëjnë çmos që të shpëtojnë Agron Xhafajn dhe ministrin e Brendshëm. Kësaj qeverie, të bërë njësh me krimin, që ka kapur prokurorët dhe gjykatat i ka ardhur koha. Rama e Xhafaj e të tjerë nuk mund t’i qeverisin më shqiptarët. Çdo shqiptar ka detyrim ndaj familjes e vendit që të mos e humbë më veten e tij. Bashkë jemi më të fortë se qeveria e Ramës e lidhur me krimin. Të bashkohemi të shtunën në orën 11:00 të protestojmë kundër kësaj qeverie që i ka ardhur koha të largohet.” – tha Alibeaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button