Shqipëri, opozita proteston të shtunën
Këtë të shtunë ne oren 11:00, opozita ka lajmëruar dhe ka marrë leje për protestë, ku do të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, transmeton NOA.al .
Por kryeministri Edi Rama duket se nuk do e shohë nga zyra e Kryeministrisë këtë protestë.
Mësohet se në fundjavë Rama do të jetë në Berat.
Ndërkaq deputetë të shumtë të opozitës kanë bërë thirrje për pjesmarrje në protestën e 26 majit.
“Më 26 maj ora 11 , në protestë për ti treguar Evropës se shqiptarët nuk përfaqësohen nga krimi që sot ka kapur shtetin.
Ne nuk na përfaqësojnë Rama, Tahiri e Xhafaj. Ne duhet të pranohemi në Evropë me dinjitet“, shkruante në reagimin e tij Edi Paloka.