Vrasja e djalit nga babai, Haradinaj: Veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e ka dënuar rëndë vrasjen e 14 vjeçarit nga Kamenica i cili vdiq pas rrahjes që i shkaktoi babai.

Përmes llogarisë së tij në facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet përkatëse duhe të bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti, njofton Klan Kosova.

”Vdekja tragjike e 14 vjeçarit nga Kamenica është lajm i trisht, veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm. Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje. Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cënim!RH”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button