Në Nju Jork ka filluar raundi i ri i bisedimeve për emrin

Në Nju Jork ka filluar raundi i ri i bisedimeve për çështjen e emrit. Nën mbikëqyrjen e ndërmjetësuesit të OKB-s Metju Nimic, shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov, dhe homologu i tij grek, Nikos Kocijas, do të kenë dy ditë kohë për të biseduar në afrimin e qëndrimeve për emrin e ri eventual të shtetit, transmeton Alsat M. 

 Bisedimet në Nju Jork do të monitorohen nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit gjithashtu kanë shprehur interesim për një zgjidhje të shpejtë të emrit dhe zgjerim të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, si dhe integrimin e shteteve ballkanike në BE. Ky është takimi i parë mes palëve pas refuzimit që i bëri Athina zyrtare propozimit të Shkupit, për ”Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button