Hetimi i JIT: Avioni i Malaysia Airlines i rrëzuar në Ukrainë me raketë ruse

Ekipi i Përbashkët Ndërkombëtar i Hetimeve (JIT) ka përcaktuar se avioni MH17 i Malaysia Airlines, që u rrëzua në Ukrainë në vitin 2014, është qëlluar nga një raketë që i përket ushtrisë ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar nga JIT, është theksuar se raketa i përket brigadës 53 të njësisë ushtarake të Rusisë e cila ndodhet në Koersk.

Ndërkohë theksohet se raketa që ka rrëzuar avionin ka ngjashmëri me një raketë e cila ndodhej në autokolonën e raketave Buk, prodhim rus të cilat po shkonin nga Koersk drejt Ukrainës afërsisht 4 javë para rrëzimit të avionit MH17.

Ndër të tjera duke bërë të ditur se në fund të hetimeve do të njfotohet se nga kush ka lançuar raketën, JIT ka kërkuar nga personat dëshmitarë të ngjarjes që të ofrojnë ndihmën e tyre.

Avioni MH17 i Malaysia Airlines u rrëzua mbi Ukrainë rreth 40 kilometra afër kufirit Ukrainë-Rusi, gjatë fluturimit në linjën nga Amsterdami në Kuala Lumpur më 17 korrik të vitit 2014. Si pasojë e rrëzimit të avionit humbën jetën 298 persona, nga të cilët 283 prej tyre udhëtarë dhe 15 prej ekuipazhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button