Falcao dënohet me burg për evazion fiskal

Futbollisti i Monaco-s, Radamel Falcao, është dënuar me 16 muaj burg dhe gjobë prej 9 milionë euro për arsye se ka bërë evazion fiskal në periudhën kur ka luajtur për Atletico Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).

Është bërë i ditur vendimi përfundimtar në rastin e hapur nga prokuroria në Spanjë ndaj futbollistit kolumbian për periudhën 2011-2013 kur ka luajtur për Atletico Madrid.

Falcao është dënuar me burgim prej 16 muaj dhe gjobë prej 9 milionë euro.

Prokuroria kishte pretenduar se Falcao nëpërmjet firmave të tij në Kolumbi dhe Ishujt Virgjine, ka bërë evazion fiskal prej 822 mijë e 609 euro në vitin 2012 dhe 4 milionë e 839 mijë e 253 euro në vitin 2013.

Në futbollin spanjoll në periudhën e fundit janë hapur padi ndaj shumë futbollistëve si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Luka Modric, Marcelo, Neymar, Xabi Alonso, Angel Di Maria, Ricardo Carvalho, Daniel Alves dhe Samuel Eto’o, për shkak të krimeve financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP