Misioni i EULEX-it përfundon këtë vit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimit të Ligjit – EULEX, do të përfundojë mandatin deri në fund të këtij viti. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit të zhvilluar me shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, transmeton REL. 

Tashmë është finalizuar edhe teksti i letërkëmbimit mes institucioneve kosovare dhe atyre të Bashkimit Evropian, theksohet në komunikatë.

“Presidenti Thaçi dhe shefja e EULEX-it në Kosovë kanë konstatuar se është finalizuar teksti i letërkëmbimit ndërmjet Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, që parasheh përfundimin e misionit të EULEX-it në Kosovë në këtë vit”, theksohet në komunikatë.

Misioni i EULEX-it kishte ardhur në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Ky mision ishte krijuar që t’i ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në Kosovë.

EULEX ishte misioni më i madh civil i themeluar në kuadër të Politikave të Përbashkëta për Siguri dhe Mbrojtje të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button