Incidenti në Reçicë të Vogël ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi, Prokuroria ka ngritur padi ndaj 13 personave

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka ngritur padi ndaj 13 personave për pjesëmarrje në incidentin e armatosur në Reçicë të vogël që ndodhi më 5 prill të këtij viti, me ç’rast mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova, ndërkohë të plagosur Sabit Rexhepi dhe Florim Misini gjithashtu nga Kumanova, njofton Alsat-M.

Për katër persona është sjell vendim që tu vazhdohet paraburgimi. Njëri prej tyre akuzohet për vrasje derisa tre të tjetër për tentim vrasje.

Kundër nëntë personave të tjerë Prokuroria Themelore-Tetovë ka ngritur aktakuzë për vepër penale “pjesëmarrje në rrahje”. Për 8 të akuzuar prokuroria ka kërkuar masa kujdesi, derisa për njërin ka kërkuar masën e paraburgimit deri në aktvendimin e plotë, sepse bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Ndryshe incidenti ka ndodhur më 5 prill, ndërkaq, janë 12 persona ndodhen në paraburgim për rastin në fjalë.

Jo-zyrtarisht ngjarja ka ndodhur në lidhje me atë se kush do ta merr degën e BDI-së në Kumanovë, megjithatë, Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një deklarate për media i demantoi informatat se në selinë e Reçicës së Vogël ka pasur incident.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP