Szijjarto: Duhet të ruhet identiteti i krishterë i Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, deklaroi se Evropa mund të jetë e fuqishme nëse ruan identitetin e saj të krishterë dhe mbështetet në vende të fuqishme anëtare të Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalimit në konferencën për media në Budapest, Szijjarto theksoi se BE-ja momentalisht përballet me problem shumë serioze dhe historike.

Ai theksoi se Brukseli deri tani nuk ka gjetur përgjigje të duhur për problemet e sigurisë me të cilat përballet, duke shtuar se politika migratore e BE-së ka përjetuar kolaps.

Ai theksoi se vendet e Evropës Perëndimore kanë qenë tejet të pasuksesshme kur është fjala për programet e integrimit të migrantëve, duke rikujtuar se për këtë shkak nuk duhet ushtruar presion ndaj vendeve tjera anëtare që nuk dëshirojnë të pranojnë refugjatë.

Ai rikujtoi se qytetarët e vendit të tij në zgjedhjet e mbajtura më 8 prill qartazi porositën se dëshirojnë që Hungaria edhe më tej të mbetet “vend i hungarezëve”.

“Doemos duhet ruajtur konkurrenca e lirë brenda Evropës për të pasur Evropë të fuqishme. Njerëzve sërish u duhet ofruar siguri. Doemos duhet ruajtur identiteti i krishterë i Evropës”, tha Szijjarto

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button