Rebelët sulmuan me raketë balistike Arabinë Saudite

Raketa balistike e shkrepur nga rebelët Huthi në Jemen ndaj qytetit Jizan në jug të Arabisë Saudite, është neutralizuar në ajër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Arabisë Saudite El-Ahbariyye, forcat e mbrojtjes ajrore në hapësirat ajrore të qytetit Jizan kanë neutralizuar një raketë balistike të shkrepur nga rebelët Huthi ndaj Arabisë Saudite.

Në anën tjetër në lajmin e televizionit El-Mesira, i cili i përket Lëvizjes Huthi, pretendohet se me raketën balistike të tipit Bedr-1 militantët kanë marrë si objektivë portin Jizan.

Rebelët Huthi gjatë muajit të Ramazanit kishin realizuar edhe 3 sulme të tjera me raketa balistike.

Huthitë që nga 26 marsi i vitit 2015, kur koalicioni nën kryesimin e Arabisë Saudite mori pjesë në luftën në Jemen, kanë lëshuar 143 raketa ndaj Arabisë Saudite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button