Kryeministri grek Cipras: Greqia negocion në bazë të katër propozimet nga OKB, jo për Republikën e Ilindenit

Partitë opozitare greke Demokracia e Re dhe Koalicioni për Demokraci vazhdojnë kundërshtimet e tyre ndaj propozimit për emrin ‘Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Sipas tyre ky propozim është simboli i irredentizmit.

Liderët e këtyre dy partive, Kirjakos Micotakis dhe Fofi Genimata gjatë debatit në parlamentin grek kushtuar ekonomisë, drejtuan akuza të ashpra qeverisë së Ciprasit. Micotakis kërkoi nga Cipras që të deklarohet se pranon apo refuzon propozimin Maqedonia e Ilindenit.

Në përgjigjen e tij kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras u shpreh se Greqia po negocion duke u bazuar në katër propozimet nga OKB, konkretisht pakoja e propozimeve të ndërmjetësit Metju Nimic, duke hedhur poshtë kështu propozimin që bëri bujë Republika e Maqedonisë së Ilindenit.

Sot dhe nesër raund i ri i bisedimeve për emrin në New York

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button