Ahmeti: BDI është kontribuuese në arritjen e kompromisit për emrin me Greqinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me Met Pallmer, u.d zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit.

Në takim u diskutua për negociatat midis Shkupit dhe Athinës si dhe mundësitë për mbylljen e kontestit me emrin në mënyrë që të zhbllokohen dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë, njofton kabineti i Ahmetit.

Ahmeti theksoi që BDI mbështet mbylljen e menjëhershme të çështjes dhe është kontribuuese në arritjen e kompromisit të pranueshëm nga të dyja palët.

“Kompromisi i menjëhershëm na mundëson marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pikërisht integrimi EuroAtlantik i Maqedonisë është prioriteti ynë sepse garantohet paqa, stabiliteti dhe siguria, por edhe hapen perspektiva të reja dhe konkrete ekonomike.” ka thënë Ahmeti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht perspektivën Euro-Atlantike të Maqedonisë dhe inkurajojnë tejkalimin e të gjitha pengesave në këtë rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button