Opozita në Shqipëri s’voton Rezolutën për negociatat me BE-në, Rama i shqetësuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shfaqur i shqetësuar sot pas qëndrimit të opozitës në seancën parlamentare dhe largimin nga parlamenti, ku në rendin e ditës ishte parashikuar të prezantohej projektrezoluta për rekomandimin e KE-së për Shqipërinë.

Rama tha se mosvotimi nga opozita mund të jetë nëj arsye më shumë për “JO” për çeljen e negociatave në qershor, dhe shtoi se kjo ndodhur kurrë në historinë e parlamentarizmit demokratik, duke sjellë si shembuj pjesëmarrjen e PS-së dikur në opozitë në rastin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në NATO.

“Këtu në sallë ka jo pak deputetë të cilët kanë qenë pjesë e trupës parlamentare të Republikën e Shqipërisë edhe kur u bë një rezolutë për liberalizimin e vizave dhe PS ishte në bojkot parlamentar. Nuk dua t’i kthehem arsyeve të atij bojkoti parlamentar por e sjell në vëmendje të publikut këtë fakt për të nënvizuar se sot është e para herë në historinë e parlamentarizmit demokratik shqiptar që një parti politike braktis sallën e kuvendit kur bëhet fjalë për një rezolutë me interes kombëtar të kësaj natyre. Kujtoj se aso kohe grupi parlamentar i PS-së erdhi në Kuvend, kontribuoi në hartimin e asaj rezolute dhe votoi në unanimitet me PD-në në atë kohë në qeveri rezolutën. Kujtoj po ashtu se në ndërkohë që Shqipëria priste të merrte ftesën për t’u anëtarësuar në NATO, ndodhi katastrofa e Gërdecit me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm, shkatërrimin e pronës dhe çative të një fshati të tërë, plagosjen e shumë burrave, grave dhe fëmijëve dhe në atë kohë ne u kritikuam, unë personalisht u kritikova nga shumëkush pikërisht se nuk e kthyem atë moment tragjik në një moment politik për të cenuar një proces që ishte drejt finalizimit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, deklaroi Rama.

Ai tha se ‘sot kur jemi në metrat e fundit të kësaj rruge dhe parlamenti ka një detyrë për të votuar një rezolutë, shprehje e vullnetit të gjithë qytetarëve shqiptarë ndodh ajo që s’ka ndodhur kurrë’.

“PD bën atë që se ka bërë as vetë ajo kur ka qenë në opozitë në të shkuarën e largët. Ikin nga salla, refuzojnë të votojnë një rezolutë që nuk është një akt i të folurit me vete por një akt vullneti i parlamentit për t’iu bërë me dije të gjitha vendeve anëtare të BE-së se parlamenti i Shqipërisë në unanimitet kërkon hapjen e negociatave. Kjo rezolutë nga një shprehje e vullnetit të mirë, kthehet në një tjetër problem në përpjekjen tonë për të bindur vende anëtare, sepse është njëanshme. Cilindo që në korridoret e PE-së është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë, këtë rezolutë mund ta ketë një arsye më shumë për të trokitur në dyert e atyre korridoreve dhe për t’iu thënë të tjerëve që parlamenti i Shqipërisë nuk është unanim për çeljen e negociatave. Një rezolutë e bërë nga shumica qeverisëse”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button