Maqedoni, në aksident rrugor ndërroi jetë një 21-vjeçare

Sot, më 24 maj, rreth orës 05:30 në rrugën “Goce Dellçev” të Shtipit, automjeti “Audi” me targa të Sveti Nikollës, i udhëhequr nga B.T. (21) nga Sveti Nikolla, është përplasur për shtyllë elektrike, nga ku më pas është mbytur bashkudhëtarja e tij, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë të Brendshme, bashkudhëtarja, V.G. (21) ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e lëndimeve të marra. Ngasësi i veturës, 21-vjeçari është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Është bërë kontroll i vendit të ngjarjes nga SPB- Shtip

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button