Tunxhev për regjistrimin dhe zgjedhjet: nuk do të ketë adresa të dyfishta dhe rrugë artificiale

Kadastruesi do të vendos regjistër të adresave që është e një rëndësie të madhe, para se gjithash, për realizimin e regjistrimit të popullatës që është i paralajmëruar për vitin 2010, por edhe për realizimin e suksesshëm e proceseve zgjedhore të cilat mbahen në Maqedoni. Kështu është shprehur në një intervistë për MIA-n, drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri, Boris Tunxhev, njofton Portalb.mk.

“Në atë regjistër adresor nuk do të keni adresa të dyfishta, nuk do të keni shtëpi me numër të njëjtë, nuk do të keni shtim të dy kateve në ndërtesa të caktuara, nuk do të keni shtëpi të shtuara, ku mbaron lagjja, kurse artificialisht i shtoni në regjistrin zgjedhor”, tha Tunxhev.

Duke kujtuar mangësitë e regjistrimit të kaluar, Tunxhev theksoi se gabimet në dokumente që i jep Kadastra janë teknike, të bëra gjatë marrjes së të dhënave nga sistemi i vjetërsuara, dhe përmirësohen pa kompensim, por duhet të parashtrohen kërkesë. Për dhjetë muaj që kur ka marrë në udhëheqësi Kadastrën, Tunxhev thotë se ka pasur 4.700 lëndë kadastrale të pazgjidhura, kurse tash ka 700.

Sipas asaj që deklaroi Tunxhev, lëndët kadastrale mesatarisht zgjidhen në kohëzgjatje prej 3 deri në 7 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP