PSG me ofertë për Buffon

Klubi i futbollit Paris Saint-Germain pretendohet se portierit Gianluigi Buffon (40) i ka ofruar kontratë katër vjeçare. Në rast se Buffon e pranon këtë kontratë ai do të mbronte deri në moshën 44 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fillim PSG-ja portierit të shkëlqyeshëm italian, i cili para do kohe bëri të ditur se braktis Juventusin, i ofroi kontratë dy vjeçare, por tani mediat pohojnë se Buffon nuk dëshiron “aq herët” t’i japë fund karrierës së tij.

Pretendohet se Buffon të marten është takuar me përfaqësuesit e PSG-së me të cilët ka pasur takim të suksesshëm.

Ai shtoi se sipas propozimit të ri të kontratës italiani do të fitonte tetë milionë euro në vit, por edhe me detyrë në PSG për të qenë edhe ambasador i Kampionatit Botëror 2022 që do të mbahet në Katar.

Buffon në ndeshje zyrtare 655 herë ka mbrojtur për Juventusin, ndërsa 220 për Parman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button